Zvogëloni faturat e rrymës duke izoluar shtëpinë
Në Kosovë, dimrat janë mjaft të ashpër, gjë që bën faturat e rrymës të rriten ndjeshëm. Verës, nxehtësia e tepërt e bën të vështirë që shtëpia të mbahet e freskët. Por, izolimi me lesh guri është ajo çka i eliminon këto probleme – ruan temperaturën ideale gjatë gjithë vitit dhe ul ndjeshëm harxhimet e energjisë.
Lagështia dhe myku janë po ashtu shqetësime të mëdha në shumë ndërtesa, veçanërisht në dimër. ROCKWOOL krijon një barrierë të fuqishme ndaj ujit, duke mbajtur muret të thata dhe të mbrojtura nga dëmtimet afatgjata. Andaj, nëse po kërkoni zgjidhje të mençura për izolim në Kosovë, leshi i gurit ROCKWOOL është alternativa juaj më e sigurt.
Produkte të rekomanduara
Eksploro gamën tonë të paneleve izoluese prej leshi guri me dy dendësi për izolim termik, akustik dhe mbrojtje nga zjarri.