Në Grupin ROCKWOOL, synimi ynë është të mbrojmë atë që vërtet ka vlerë: familjen, shtëpinë, pronën dhe botën në të cilën jetojmë. Me fuqinë e gurit vullkanik, produktet tona ofrojnë siguri, rehati dhe qetësi. Me çdo risi dhe në gjithçka që bëjmë, mbetemi të përkushtuar ndaj këtij qëllimi.
Në një të ardhme shpesh të mbushur me pasiguri, ROCKWOOL ofron besim dhe siguri. Produktet tona ndihmojnë në mbrojtjen nga zjarri, kushtet ekstreme të motit dhe konsumimi i pashmangshëm me kalimin e kohës. Kështu, ndërtesat mund të zgjasin më gjatë, të përshtaten me nevojat e reja dhe të vazhdojnë t'u shërbejnë brezave që vijnë.
Nga qetësia e shtëpisë deri te dinamika e vendit të punës, zgjidhjet tona përmirësojnë hapësirat ku zhvillohet jeta. Çdo ambient është një mundësi për të bërë më mirë – për njerëzit që jetojnë e punojnë në të dhe për botën që na rrethon.
Ne besojmë se nëse ia vlen të ndërtohet, ia vlen më e mira.
Ia vlen ROCKWOOL
Izolimi ROCKWOOL nga leshi i gurit mbron nga zjarri dhe ofron kushte më të rehatshme për jetesë dhe punë.
Izolimi ROCKWOOL nga leshi i gurit përmirëson akustikën dhe zvogëlon zhurmën e padëshiruar, duke ju ofruar një hapësirë ku mund të përqendroheni në atë që ka më shumë rëndësi.