Përse duhet të izolojmë muret dhe tavanet?
Përmirësimi i izolimit të mureve dhe tavaneve është një hap i domosdoshëm për reduktimin e humbjeve të energjisë dhe krijimin e një ambienti të brendshëm më të ngrohtë në dimër dhe më të freskët në verë. Ndërtesat me izolim të dobët mund të humbasin një pjesë të madhe të nxehtësisë, ndërsa një izolim i mirë mund të ulë nevojat për ngrohje deri në 70%.