Panelët Dachrock 70 Plus rekomandohen për izolim të çative të sheshta ku kërkohet qëndrueshmëri e madhe në shtypje pa kufizime në ngarkesën e çatisë. Për shkak të mundësisë së prodhimit në trashësi më të vogla, shpesh përdoren në çati ku është projektuar instalimi dypalësor i panelëve në kombinim me shtresën e poshtme të panelëve me densitet të ulët, si dhe për sanimin e çative ekzistuese si një shtresë e hollë për izolim termik shtesë. Aplikohet edhe në çati ku përdoren membrana bituminoze me balast në vend të fikseve mekanike.
VETITË
- Material jo i djegshëm - reaksioni ndaj zjarrit A1
- Karakteristika të shkëlqyera izoluese termike - vlera e ulët e përçueshmërisë termike (λ) e përmirësuar më tej nga shtresa e poshtme me densitet më të ulët
- Karakteristika izoluese akustike
- Paropropusshmëri
- Rezistencë ndaj ujit
- Stabilitet dimensional
- Neutralitet kimik