Gjeni produktin e duhur
Zgjidhni një zonë aplikacioni ose përdorni menynë rënëse për të gjetur produkte të lidhura.
Ne prodhojmë dhe furnizojmë një gamë të tërë produktesh inteligjente dhe të qëndrueshme izolimi pë rindustrinë e ndërtimit bazuar në teknologjinë innovative të prodhimit të leshit të gurit.
ROCKWOOL Katalogu i produkteveZgjidhni një zonë aplikacioni ose përdorni menynë rënëse për të gjetur produkte të lidhura.
Muret e jashtme të ndërtesës, përveç që krijojnë përshtypjen e parë, gjithashtu i mbrojnë banorët nga ndikimet e mjedisit. ROCKWOOL ofron një gamë zgjidhjesh për izolim termik, akustik dhe kundër zjarrit për fasadat kontakti dhe të ventiluar, si dhe për struktura prej druri dhe metali.
Ne ofrojmë një gamë zgjidhjesh për mbrojtje termike, akustike dhe kundër zjarrit të mureve të brendshme, qoftë për izolimin e mureve ndarëse apo izolimin e mureve të jashtme nga brenda.
Izolimi i çatisë së ndërtesës është një nga mënyrat më të mira për të përmirësuar vetitë termike, akustike dhe kundër zjarrit të objektit. Ne ofrojmë zgjidhje si për çatitë e reja ashtu edhe për të rinovuara, për papafingo dhe lloje të tjera ndërtimi. Njihuni më mirë me produktet tona për izolimin e çatisë.
Izolimi efikas i tavanit ndihmon në ruajtjen e nxehtësisë dhe absorbimin e zërit midis kateve. ROCKWOOL ofron një gamë zgjidhjesh për izolim termik, akustik dhe kundër zjarrit të tavanit.
Izolimi i dyshemesë ROCKWOOL është bërë nga lesh guri i cilësisë së lartë dhe përmirëson performancën termike dhe akustike të çdo ndërtese. Njihuni më mirë me produktet tona për izolimin e dyshemeve.